Rreth nesh

Rreth nesh

Duke operuar në tregun Shqiptar që nga viti 1991, XHAKONTA Metal Trading Company perfaqëson një nga liderat e sektorit te tregëtimit te materialeve metalike. Serioziteti dhe korrektësia ndaj kerkesave të klientëve bënë të mundur diferencimin e saj ndaj konkurentëve.

Me një game prej shumë se 1600 artikujsh, Xhakonta Metal Trading Company ofron shumëllojshmeri produktesh dhe zgjedhjesh. Gama e gjërë e produkteve dhe cmimet konkuruese e kane shëndërruar kompaninë tonë në një partner të besuar per këdo.

E pajisur me certifikatë ISO 9001-2000, XHAKONTA Metal Trading Company garanton cilesinë e produkteve që tregton duke u mbeshtetur tek partnerët e saj ne Turqi, Itali, Greqi, Indi, Kinë e me gjere.

Cdo ditë më shumë punojmë për të përmbushur nevojat e klientëve tane. Shërbejmë me përpikshëri dhe korrektesë dhe besojmë që besnikeria ndaj klientëve eshte celesi i suksesit te Xhakonta Metal Trading Company

Fjala e Administratorit

Xhakonta Metal Trading Company sot përfaqëson një emër të konsoliduar në fushën e tregtisë së metaleve në Shqipëri. Rruga deri këtu nuk ka qënë nga më të thjeshtat por gjithmonë e udhëhequr nga puna dhe dëshira për të krijuar një brand në lëvrimin e cilësisë dhe cmimeve konkurruese.

Rrugëtimi që filloi ne 1991 dhe puna e palodhur, bëri të mundur që nga nje kompani e vogel e quajtur Sigma Xh me 3 punonjes arritem sot te jemi nje nga kompanitë më të mëdha te sektorit të tregëtimit të materialeve metalike me më shumë se 30 punonjës.

Vizioni Ynë

Xhakonta Metal Trading Company është e përkushtuar të jetë një kompani e cila trasmeton vlera. Kjo na bën te ndihemi krenare për punën tonë.

Vlerat Tona

-Cilesia e garantuar e produkteve
-Klientë të kënaqur dhe besnik
-Staf i përkushtuar
-Përgjegjësia sociale dhe mbështetje

0
Vite Eksperiencë
0
Artikuj
0
m2
Hapësirë
0
Punonjës

Kategorite e produkteve

Xhakonta Metal Trading Company nëpërmjet 2 magazinave te lokalizuara ne qytetin e Durrësit dhe me nje siperfaqje totale prej 15000 m2 ofron një larmishmëri produktesh per klientët e saj.

Nën idenë e krijimit të një One Stop Shop Xhakonta Metal Trading Company mundëson zgjedhje dhe zgjidhje për nevojat e tregut. Gama e gjërë e materialeve dhe shërbimi në kohë reale falë stafit tonë të kualifikuar, bëjmë të mundur të shërbejmë klientët në të gjitha nivelet.